Një grua nga Tasmania është bërë gruaja më e vjetër në Australi e cila është bërë nënë.
Ajo është 63 vjeçare, derisa lindi një vajzë 34 javësh përmes një operacioni cezarian në Melbourne më 1 gusht, shkruan BBC.
Pas procedurave të dështuara të IVF-së, nëna e re, partneri i së cilës është 78, ka filluar të përdorë një embrion nga një donator i huaj, transmeton KosovaPress.
Ajo dhe vajza e saj po shërohen në një spital privat në Melbourne. Identiteti i të dyjave nuk është bërë i ditur.