Kulla e Varshavës, një rrokaqiell në qendër të kryeqytetit polak, u bë më e larta në Bashkimin Evropian.
Kështu, lartësia totale e ndërtesës tejkaloi 310 metra, njoftoi projektuesi. Kulla është vepër e ndërmarrjes sllovake HB Reavis, e cila merret me investime, projektim, ndërtim, pasuri të paluajtshme, menaxhim dhe këshillim.
Por, përkundër arkitekturës së saj unike dhe faktit që është më e gjatë se Sharda e Londrës dhe Kulla e Komercbank në Frankfurt, pandemia e coronavirusit ka ngadalësuar ose ndaluar përkohësisht disa segmente të projektit. Kjo veçanërisht i referohet marrjes me qira të lokaleve të biznesit, njoftoi HB Reavis.
“Ashtu si e gjithë ekonomia, viti i kaluar ishte shumë i vështirë për sektorin e qirasë së hapësirës së biznesit. Shumë kanë anuluar ose shtyrë vendimin për marrjen me qira të hapësirës për zyre”, tha Maciej Olczyk, i ngarkuar me ndërtimin.
Rrokaqielli duhet të hapet në fillim të vitit 2022, ai do të ketë një tarracë të veçantë me një pamje, dy ashensorë të shpejtë prej xhami që do të transportojnë mysafirë me një shpejtësi prej tetë metra në sekondë, dhe bare dhe restorante me pamje nga qendra e qytetit. /Telegrafi/