Alexandra Andersen (19) tashmë numëron një pasuri prej 1.2 miliardë dollarë. Ndonëse nuk është figurë e njohur, e madje as nuk është pjesë e Holliwud-it, ajo këtë pasuri e ka trashëguar nga babai i saj.
Mediat shkruajnë se babai i saj ka qenë tregtar i cigareve, por jo i njohur për ndonjë gjë tjetër.
Babai i saj shiti kompaninë e cigareve me vlerë 500 milionë dollarë, ndërsa ato para Andersen i investoi në prona të ndryshme duke e shumëfishuar pasurinë.
Ndërsa kur jep shpjegimet rreth jetës së saj, revista “Forbes” shkruan se si Andersen është e mirë në kalërim dhe klasifikohet si profesioniste.
Madje ajo thuhet të ketë fituar disa çmime në kampionatet kombëtare të hipizmit për të rinj. /Telegrafi/