Në disa vende evropiane, adoleshentët pa patentë shofer mund të drejtojnë vetura të vogla që arrijnë shpejtësinë maksimale prej 45 km/h. Trendi u nis nga Citroen me modelin Ami. Megjithatë, potenciali shihet qartë nga prodhues të tjerë si Swiss Microlin.
Marka zvicerane Micro prezantoi një version të ri të veturës së saj Microlino Lite në Motor Show në Gjenevë. Me pak fjalë, kjo është një mikro-veturë për qytet, ose më mirë një katërçikletë, të cilën adoleshentët e moshësh 14-vjeçare mund ta ngasin pa pasur nevojë për patentë shofer në disa vende evropiane.
Dizajni i veturës Microlino është frymëzuar nga BMW Isetta e famshme. Megjithatë, modeli zviceran punon me energji elektrike në vend të një motori benzinë. Në të njëjtën kohë, për ta dalluar atë nga modeli standard, versioni Lite është lyer ekskluzivisht me llak të kaltër venedikas ose antracit të Berlinit. Trupi përfshin edhe detaje dekorative portokalli.
Versioni standard i Microlin ka 17 kuaj/fuqi dhe një shpejtësi maksimale prej 90 km/h. Por ky version i disponueshëm për adoleshentët, Microlino Lite, ofron vetëm 12 kuaj/fuqi dhe ka një shpejtësi maksimale prej vetëm 45 km/h. Klientët mund të zgjedhin midis një baterie 5,5 kWh ose 11 kWh.
Me një bateri më të vogël, Microlino Lite ka një distancë prej 100 kilometrash, ndërsa me një bateri më të madhe ofron një distancë prej 177 kilometrash. Karikimi deri në 80 për qind e një baterie 5.5 kWh kërkon vetëm dy orë, ndërsa për një bateri më të madhe duhen katër orë për të ngarkuar deri në 80 për qind të kapacitetit. Krahasuar me Ami, i cili ka një motor elektrik prej vetëm 8 kuaj/fuqi, një bateri prej 5,5 kW dhe një distancë deri në 70 km, Microlino Lite është ende një mikroveturë më e përdorshme.
Ata që zgjedhin versionin standard të Microlin mund të zgjedhin edhe një bateri 15 kWh, e cila siguron një autonomi prej 228 kilometrash.
Përveç Zvicrës, kjo veturë e adhurueshme me dy vende do të jetë e disponueshme në disa vende të tjera në Evropë duke filluar nga kjo pranverë. /Telegrafi/