Një metode e re e lindjeve cezariane po zhvillohet.
Kjo metodë besohet se është me e lehtë si për fëmijën ashtu edhe për nënën.
Sarah Saunders nga Devon, Angli, ka postuar një video në YouTube një vit pas lindjes. Ajo solli në jetë djalin e saj në këtë mënyrë, një vit më parë, por videon vendosi të bëjë publike tani.
Këto lloj lindjesh po bëhen gjithnjë e më popullore, pasi u mundësojnë fëmijëve që të vijnë në këtë botë në mënyrë të ngadalshme dhe të qetë.
Procedura e re lejon fëmijën që të del vetë nga barku i nënën, pa qenë nevoja që nëna të shtyjë dhe të ndërhyjnë mjekët. Ata vetëm e ndihmojnë foshnjën që të nxjerrë kokën.