Telegrafi

Kjo është mënyra si të votoni që Camila Barraza të fitojë “Miss Universe” (Video)

Ngjarja e madhe e modës “Miss Universe” pritet të mbahet më datë 30 janar në Filipine.

Përfaqësuesja e Kosovës, argjentinasja Camila Barraza është duke bërë përgatitjet e fundit që të jetë sa më e kualifikuar për natën finale, dhe të përfaqësojë denjësisht Kosovën në këtë spektakël.

Camila kërkon mbështetjen maksimale nga publiku shqiptar, i cili mund të votojë online përmes internetit, për ta ndihmuar modelen të shpallet fituesja e mbrëmjes së madhe.

Lexo po ashtu Miss Universe shkruan për argjentinasen që do të përfaqësojë Kosovën (Foto)

Ajo ka publikuar në llogarinë zyrtare në Instagram një video, përmes së cilës iu ka treguar ndjekësve të saj mënyrën se si mund të votohet që ajo të ngjitet sa më lartë në klasifikimin e natës finale.

E gjitha çfarë duhet bërë, është shkarkimi i aplikacionit Vida në telefonat e mençur, dhe nga data 23 janar, të gjithë kanë të drejtë votimi 10 herë brenda ditës. /Telegrafi/