Një ekspert i flokëve dhe skalpit ka dhënë një paralajmërim për brushat masazhuese të kokës të cilat janë bërë virale në të gjithë internetin.
Informacioni u nda nga marka ikonë e kujdesit të flokëve “Philip Kingsley” në TikTok, të cilët kanë klinika me bazë si në qytetin e New Yorkut ashtu edhe në Londër që fokusohen në trajtimet në lidhje me shëndetin e kokës dhe humbjen e flokëve, shkruan DailyMail.
Glenn Lyons, Drejtor Klinik i Klinikës Trikologjike Philip Kingsley në Londër, shpjegoi se njerëzit duhet të përdoren me kujdes furçat e skalpit që janë bërë virale, pasi mund të jenë të dëmshme për flokët nëse përdoren në mënyrë të gabuar.
“Kërkimet e fundit sugjerojnë se masazhi i kokës ndihmon në përmirësimin e furnizimit me gjak dhe marrjen e lëndëve ushqyese në gjëndrën e flokëve”, deklaroi Lyons.
“Megjithatë, efeket janë minimale”, vazhdoi ai.
Lyons shpjegoi se kur marka përdor masazhe të kokës gjatë trajtimit në klinikën e tyre, ata shpesh e bëjnë këtë për t’u siguruar që cilido produkt në dorë të absorbohet siç duhet.
Ai tregoi gjithashtu se kur masazhoni lëkurën e kokës është e rëndësishme që kjo të bëhet në mënyrën e duhur.
Eksperti sugjeron që të masazhoni skalpin me majat e gishtave dhe këtë ta bëni në formë rrethore dhe ngadalë me kujdes të shtuar. Këtë duhet ta bëni për rreth pesë deri në shtatë minuta.
Lyons thotë se masazhi agresiv mund të shkaktojë dëme. /Telegrafi/