Telegrafi

Kjo është mbulesa prapa së cilës zhduket figura e njeriut (Video)

Chen Shiqu që është shef i Departamentit Për Hetime Kriminale në Kinë, ka shpërndarë një video ku demonstrohet një mbulesë e pazakontë, që duket sikur fshehë gjithçka pas saj.

Mirëpo, nuk janë bërë të ditura detajet e shtresës, që pritet t’ju hyjë shumë në punë forcave të rendit, transmeton Telegrafi.

“Është material që reflekton dritën dhe personin që e ka veshur, e bën tërësisht të padukshëm. Kjo do të përdoret në aksione të ndryshme shpëtimi”, ka thënë Shiqu lidhur me rastin.

Në anën tjetër, disa ekspertë kanë thënë se është vetëm një filmim ku është intervenuar me efekte kompjuterike, pasi nuk ka diçka që do të mund të zhdukte objektet. /Telegrafi/