Site icon Telegrafi

Kjo është marrëveshja Kosovë-Serbi, e nënshkruar sot në Shtëpinë e Bardhë

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar sot më 4 shtator marrëveshjen historike në Uashington. Marrëveshja u arrit pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë, për herë të parë në një nivel të lartë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë marrëveshje thuhet se Kosova dhe Serbia janë pajtuar për normalizimin ekonomik.

Po ashtu njëra ndër pikat është se dy palët do të përfshihen në të ashtuquajturën Zonën Mini-Shengen, raporton Telegrafi.

Pikat e parafundit thekson se Kosova është pajtuar që për një vit të shtyjë kërkesat për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, ndërsa Serbia për një vit të pezullojë fushatën dhe lobimin kundër njohjes së shtetit të Kosovës.

Ndërsa, pika e fundit tregon se Kosova dhe Izraeli janë pajtuar që të njohin njëra-tjetrën. /Telegrafi/

Exit mobile version