Kjo mantër prodhon 110 mijë valë tingullore në sekondë dhe zhvillon potenciale specifike shpirtërore. Dhe ja si i ekzekuton Deva Premal
Duke i mbledhur mantrat dhe lutjet e gjithë botës dhe nga të gjitha relacionet, shkencëtari amerikan Howard Streingeril ka konstatuar që veda e mantrës Gayātrī nga pikëpamja shkencore sjell më së shumti mirëqenie.
Prodhon 110.000 valë tingullore në sekondë, më shumë se cilado mantër tjetër, ndërkaq kombinimi i saj me tinguj dhe variacione në valë tingullore dhe posaçërisht frekuenca e tyre, janë në gjendje të zhvillojnë potenciale specifike shpirtërore.
Dëgjoni këtë mantër të cilën e ekzekuton Deva Premal, transmeton Telegrafi.
Mantra Gayātrī është e fuqishme, lutje universale, e cila ofron mirëqenie të shumta dhe disa prej tyre janë: ndjenja e krenarisë, kënaqësisë, dashurisë, pasurisë, mendjemprehtësisë, forcon imunitetin, kthjell mendjen, forcon intuitën, kujtesën, tërheq forcë jetësore, vigjilencë, përmirëson produktivitetin, ju bën të gëzuar, idealistë, të guximshëm, të mençur dhe joegoist.
Me përsëritjen e mandrës krijohet vibracion i caktuar në mendje e cila pastaj transmetohet në trup.
Për fillim rekomandohet që mantra të recitohet me zë, ndërsa pas përsëritjeve të shumta, kur t’ju kalojë në shprehi, mund të përsërisni në mendje.
Fjalët e Gayātrī mantrës:
om bhūr bhuvaḥ svaḥ
tát savitúr váreṇ(i)yaṃ
bhárgo devásya dhīmahi
dhíyo yó naḥ prachodáyāt
Mund të jetë e përkthyer në shumë mënyra, e njëra ndër to është kjo:
/Telegrafi/