Site icon Telegrafi

Kjo është macja fatlume – posedon lodra, vepra arti, shtrat dhe televizion

Takoni një mace në një smoking me emrin Wyatt, e cila ka dhomën e gjumit me një shtrat, lodra, vepra arti, madje edhe TV-në e tij.

Bryan Davies dhe familja e adoptuan Wyatt disa muaj më parë, transmeton Telegrafi.

Kur së fundmi ai po rimodelonte shtëpinë, Davies zbuloi një hapësirë të zbrazët pak pas murit në dhomën e tij të gjumit dhe vendosi ta kthente atë në një dhomë gjumi të vogël për kafshën e tij të re.

Davies ndau projektin në Twitter dhe menjëherë u bë viral, duke i bërë pronarët e tjerë të maceve të ndiheshin keq, por ai gjithashtu i frymëzoi ata t’i trajtojnë ata ashtu si meritojnë vërtetë. /Telegrafi/

Exit mobile version