Telegrafi

Kjo është logo e re e Partisë Socialdemokrate (Foto)

Deputetët e Grupit të Pavarur, të ndarë nga Lëvizja Vetëvendosje, kanë vënë në profilet e tyre në Facebook një logo, që duket të jetë logoja e partisë së tyre të re, Partia Socialdemokrate.

Ende nuk duhet si do të quhet partia, apo kush do të jetë kryetari i saj.

Ditë më parë është arritur koalicioni mes të dorëequrive dhe Partinë Socialdemokrate, që dikur udhëhiqej nga Kaqusha Jashari.

Sipas asaj marrëveshje, kryetari i ri i kësaj partie do të jetë nga radhët e tyre. Por, përveç ndryshimit të kryetarit të partisë, ata kanë vendosur që ta ndryshojnë edhe logon e kësaj partie.

Deputetët, Visar Ymeri, Dardan Molliqaj dhe Frashër Krasniqi kanë postuar në rrjetin social logon e re të Partisë Socialdemokrate të Kosovës.