Telegrafi

Kjo është lista e stadiumeve më të shëmtuara në Evropë: Do të befasoheni me disa ‘shtëpi’ të klubeve që luajnë në ligat e mëdha

Bazuar në rishikimet në platformat e Google, TripAdvisor dhe Football Ground, agjencia Money bëri një listë me pesë stadiumet më të shëmtuara në Evropë.

Në vend të parë është shtëpia e Empolit, stadiumi Carlo Castellani. Është një stadium që mund të strehojë 16800 spektatorë dhe tribunat e së cilës janë krejtësisht të ndara dhe mjaft larg njëra-tjetrës.

Më të vështirë e bën edhe pista atletike që ndodhet përreth fushës.

Lexo po ashtu Këto janë 30 stadiumet e futbollit më të mahnitshme në botë (Foto)

Vendi i dytë në këtë listë famëkeqe shkon për stadiumin Balaidos, ku Celta Vigo luan ndeshjet e saj.

Klubi spanjoll filloi punën për rregullimin e stadiumit, kështu që u ndërtuan tribuna të reja. Celta ndërtoi tribunën lindore, e cila u hap në qershor të këtij viti kundër Barcelonës dhe kostot e rindërtimit u rritën nga 30 në 50 milionë euro.

Lexo po ashtu Dhjetë stadiumet e jashtëzakonshme që do të ndërtohen në pesë vitet e ardhshme (Foto)

Stadiumi Maksimir i Dinamo Zagreb zë vendin e tretë në listë. Shtëpia e Dinamos ka një kapacitet prej 24,851 vendesh dhe pas tërmetit në Zagreb në vitin 2020, tribuna e saj lindore u mbyll dhe u shpall e papërdorshme.

Lexo po ashtu Top 20 stadiumet më të mëdha në botë, Camp Nou i treti

I katërti në listë është ‘King Baudouin’ në Bruksel, me një kapacitet prej 50 mijë spektatorësh.

Lista e stadiumeve më të shëmtuara mbyllet nga stadiumi Coliseum Alfonso Perez i Getafe, i cili mban 17 mijë tifozë.

Stadiumi Carlo Castellani

Stadiumi Balaidos

Stadiumi Maksimir

Stadiumi ‘King Baudouin’

Stadiumi Coliseum Alfonso Perez

/Telegrafi/