Pas konfirmimit se ish-kritiku i Presidentit të Rusisë Vladimir Putin Mikhail Lesin vdiq nga ‘lëndimet e shkaktuara në kokë’ ai është shtuar në listën e atyre që ndërruan jetë e ishin kritikues të udhëheqësit të Kremlin.
Alexander Litvinenko
Alexander Litvinenko ishte ish-agjent në KGB i cili vdiq pasi piu një gotë çaji në një hotel në Londër që mbante dozë vdekjeprurëse poloniumi.
Anna Politkovskaya
Anna Politkovskaya ishte gazetare ruse e cila e kritikonte Putinin. Në librin e saj ‘Rusia e Putinit’, ajo e akuzonte atë për shndërrim të Rusisë në shtet policor. Ajo ishte vrarë nga vrasës me pagesë të cilët e kishin qëlluar jashtë banesës së saj.
Natalia Estemirova
Natalia Estemirova ishte gazetare e cila disa herë kishte punuar me Politkovskaya. Ajo ishte rrëmbyer nga shtëpia e saj dhe më vonë ishte gjetur e vrarë.
Stanislav Markelov dhe Anastasia Baburova
Avokati i të drejtave të njeriut Stanislav Markelov përfaqësoi Politkovskaya dhe gazetarë të tjerë të cilët e kishin kritikuar Putin. Ai ishte qëlluar nga njerëz të armatosur afër Kremlinit. Gazetarja Anastasia Baburova, ishte qëlluar pasi ishte me Markelov dhe kishte tentuar t’i ndihmonte.
Boris Nemtsov
Boris Nemtsov ishte kritik i madh i Putin. Ai ishte qëlluar nga prapa katër herë afër Kremlinit derisa po dilte nga një restorant.
Boris Berezovsky
Boris Berezovsky ishte oligark rus që iku në Britaninë e Madhe pasi kritikoi Putin. Ai ishte gjetur i vdekur në shtëpinë e tij më 2013, derisa ishte aluduar në vetëvrasje derisa vdekja e saktë nuk është konstatuar kurrë.
Paul Klebnikov
Paul Klebnikov ishte kryeredaktor i edicionit të Forbes për Rusi. Ai kishte shkruar për korrupsionin në Rusi. Ishte qëlluar nga vrasës me pagesë.
Sergei Yushenkov
Sergei Yushenkov ishte politikani rus që tentoi të provonte se shteti i Rusisë qëndronte prapa bombardimit të një ndërtese. Ai ishte qëlluar në gjoks me një plumb vetëm disa orë pasi organizata e tij politike, Liberal Rusia ishte njohur si parti./express