Telegrafi

Kjo është kupa që do të marrë sonte fituesi në “Kënga Magjike 2016” (Foto)

Festivali i njohur “Kënga Magjike” sonte (e shtunë) organizon natën finale të edicionit të tij të 18-të.

Shumë artistë nga të gjitha trevat shqiptare kanë konkurruar edhe këtë vit për të qenë pjesë e festivalit, teksa vetëm 20 prej tyre ia dolën që të jenë në finalen e madhe.

Sonte nata finale do të mbahet drejtpërsëdrejti nga Pallati i Kongreseve, teksa shikuesit me ankth do të presin fundin e mbrëmjes, kur edhe do të shpallet fituesi i këtij viti.

Lexo po ashtu Zbulohet një fletë e votimit në "Kënga Magjike" (Foto)

Ndër emrat më favoritë për ta fituar këtë vit festivalin janë: Tuna, Rozana Radi, Arilena dhe Artiola Toska me Brunon.

Çdo artist i shpërblyer me çmim në këtë mbrëmje do të marrin edhe nga një kupë, teksa për tri vendet e para ka edhe tri kupa të tjera ekstra.

Kupa e vendit të parë dallon shumë nga të tjerat, ngase është e lyer me arë, dhe punuar me mjeshtri në detaje nga një prej argjentarive më të njohura në Tiranë.

Kjo është kupa që do të marrë sonte fituesi i “Kënga Magjike”.

Fotografia e kësaj kupe është publikuar edhe në rrjetet sociale, teksa për t’ia dorëzuar këtë trofe artistit që e fiton, e ftuar është këngëtarja Aurela Gaçe, ende kampionja në fuqe e këtij festivali. /Telegrafi/