Nora Gjakova triumfoi me ippon kundër kolumbianes, Amaris.
Kjo ka bërë që xhuditja kosovare në fazën tjetër të Lojërave Olimpike të Rios të takohet me rumunen, Corina Caprioriu.
Kjo e fundit kaloi në fazën tjetër pa lojë, pasi ishte bartëse e kategorisë 57 kilogram.
Kujtojmë se Nora kishte triumfuar kohë më parë kundër xhudistes rumune. /Telegrafi/