Oqeani është i mbushur me krijesa të ndryshme të të gjitha madhësive, ngjyrave dhe formave, të cilat janë vërtet unike.
Shumica e këtyre krijesave nuk ju bëjnë dëm dhe shumica e njerëzve që lahen në det, gjasat janë të vogla të bien në kontakt me një gjë të dëmshme, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, ka edhe krijesa të rrezikshme me të cilat në raste të rralla mund të ndesheni me to.
Por, përveç peshkaqenëve, gjarpërinjve të ujit dhe balenave, a keni menduar se një specie tjetër ujore mund të jetë më e rrezikshme se të gjitha këto të përmendura.
Një lloj kandili i detit i quajtur “kandili i kutisë” (box jellyfish), konsiderohet si krijesa më vdekjeprurëse në det.
Kandili i detit mund të jetë i bukur për t’u parë, por ka mjaft helm për të vrarë një njeri në pak minuta.
Me origjinë në Australi dhe gjendet në ujërat e Indo-Paqësorit, kandili i detit ka rreth 15 tentakula që mund të arrijnë gjatësinë deri në tre metra.
Prekja e këtyre ‘tentakulave’ të mbuluara me ‘cnidocite’ mund të lëshojë një helm vdekjeprurës.
Ky helm sulmon sistemin nervor, gjakun dhe zemrën e viktimës, dhe brenda pak minutash ai ka gjasa të përjetojë dhimbje të forta, paralizë, probleme të frymëmarrjes, arrest kardiak dhe madje edhe të vdesë.
Në shumë zona të Australisë rekomandohet të vishen kostumet për ta mbrojtur lëkurën prej pickimeve vdekjeprurëse nga kandili i detit. /Telegrafi/