Telegrafi

Kjo është koha kur do të publikohet kënga e Majkut

Reperi më i përfolur i momentin, Majk nuk e ka në plan të ndalet me këngë të reja.

Pas sukseseve dhe koncerteve të shumta në këtë sezon, ai ka vendosur që publikut të tij ti sjell edhe një këngë solo.

Këtë e ka treguar vetë përmes një bisede për RTV Dukagjinin, ku ka thënë se ‘kënga ngadalë po e prek finalizimin dhe do të jetë në duart e publikut brenda një jave”.

Majk ka zbuluar se kënga do të jetë me tematik dashurie, por me ritëm të gjallë dhe më ndryshe nga projektet tjera.

Për fund reperi ka thënë se shpreson që edhe në këtë projekt të gjej përkrahjen e publikut.