Site icon Telegrafi

Kjo është koha kur Kosova luan ndeshjen e parë zyrtare kualifikuese

Pas pranimit të Kosovës në UEFA, Kosova kërkon anëtarësimin edhe në FIFA.

Federata Botërore e Futbollit (FIFA), sot dhe nesër në Meksiko City mban kongresin e 66-të. Në këtë kongres në rend ditë është edhe kërkesa e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), për pranim në shtëpinë më të madhe të futbollit botërore.

Tashmë në Meksiko ndodhet edhe delegacioni i FFK-së në krye me kryetarin Fadil Vokrrin. Eroll Salihu, sekretar i FFK-së, në një bisedë për KosovaPress, është shprehur optimist se Kosova do të pranohet në FIFA, edhe pse ai pret kundërshtim të fuqishme nga kundërshtarët e Kosovës, ashtu siç ndodhi edhe në Kongresin e Budapestit.

“Konkretisht presim që Kosova të bëhet anëtare e 2010-të e FIFA-së. Ju e dini, e patë vet se çfarë procesi i vështirë ishte në Budapest, çfarë probleme ka pasur të kaloi, sepse ka pasur problem e statutore, ligjore, politike e tjera, mirëpo ai ka qenë vendimi më i rëndësishëm. Në fakt në Kongresin e FIFA-së i plotësojmë gjitha kushtet ligjore. Gjibraltari e ka fituar të drejtën nga KAS-i, ndërsa Kosova e ka fituar drejtën ligjore nga vet Konfederatat respektive në UEFA, prandaj nuk duhet të kishte problem, megjithatë, presim kundërshtime të rrepta nga ata që janë kundërshtare të Kosovës në aspekt sportive, por unë mendoj se kësaj herë, sepse është më shumë çështje formale, Kosova do të bëhet anëtare më drejta të plota e FIFA-së”, ka thënë Salihu.

Ai është i bindur se përfaqësuesja e Kosovës në muajin shtator do të luajë ndeshjen e parë zyrtare kualifikuese për Kupën e Botës “Rusi 2016”. Salihu thotë se dy ose tri klubet të Kosovës do të marrin pjesë në kualifikimet për Champions League dhe Europa League.

“Ju e patë që është marrë vendim nga Këshilli Ekzekutiv që Kosova dhe Gjibraltari të hynë nëse pranohemi që në fakt do të ishte çështje formale, prandaj jam optimist se Kosova qysh në shtator do t’i zhvillojë ndeshjen e parë zyrtare në historinë e futbollit tonë. Klubet e kanë më lehtë. Ju e dini se UEFA ka treguar vullnet të jashtëzakonshëm, në këtë rast janë ndarë gjitha grupet ku luajnë ekipet për kualifikimet për UEFA Europa League dhe Champions League, por jam i bindur se pak dy-tri do të marrin pjesë në këto gara eliminatore”, ka theksuar Salihu.

Ai ka folur edhe për infrastrukturën sportive e cila për momentin nuk i plotëson kriteret për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare.

Por, Salihu beson se do të punohet në këtë drejtim, dhe sipas tij, momentalisht opsion i vetëm është stadiumi “Adem Jashari”. Salihu thotë se ministri Kujtim Shala k a formuar një task-forcë të përberë nga zyrtarë të Departamentit, Komuna e Mitrovicës dhe Federata e Futbollit që të bëjë vlerësimin se çka duhet ndërruar. Ai beson se stadiumi “Adem Jashari” më kohë do të jetë i gatshëm për ndeshjet ndërkombëtare.

Exit mobile version