Telegrafi

Kjo është kërkesa e Ilir Morinës për lirim nga pozita e kryeshefit të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit

Kryeshefi i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Morina është liruar sot nga kjo pozitë, pas kërkesës të bërë vet ditë më parë.

Telegrafi ka siguruar kërkesën që Morina i ka parashtruar ministrit të MMPHI-së, Liburn Aliu për lirim nga detyra.

Në këtë kërkesë e cila është dërguar me datë 3 qershor 2021, mes tjerash thuhet se “Pas shqyrtimit të çështjeve personale dhe aktiviteteve në interes të avancimit dhe zhvillimit të mëtejshëm akademik dhe profesional, kam vendosur që të kërkoi lirimin tim nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv të AMMK-së”.

Lexo po ashtu Lirohet nga detyra Ilir Morina, kryeshef i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit

Tutje Morina në këtë kërkesë shkruan që “kërkoi nga ju i nderuar që të aprovoni dorëheqjen time, duke kërkuar që dita ime e fundit në këtë pozitë të jetë e mërkurë datë 09 qershor 2021. Deri në këtë datë do të realizoi dorëzimin e një raporti të punës sime të deritanshime, pajisjet teknike dhe dokumentacionin e nevojshëm për ju dhe pasuesin tim”.

Ndryshe këtë kërkesë të Morinës, e ka aprovuar ministri i MMPHI-së, Liburn Aliu. /Telegrafi/