Këngëtarja Leonora Jakupi ka folur edhe për koleget e saj në emisionin “1kafe me Labin”.
Duke mos dashur të përmend emra të tjerë, ajo ka thënë se një ndër këngëtaret më të veçanta është Dafina Zeqiri, transmeton Magazina.
Ajo ka thënë se ka një simpati që nga dita e parë kur Dafina ka dalë në skenë.
Ndryshe, Leonora të shtunën e ka publikuar baladën “Të kam jetë” që është pritur shumë mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/