Telegrafi

Kjo është këngëtarja që e dëgjon Sinan Hoxha në veturën e tij (Video)

Sinan Hoxha ka publikuar një video në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet nga brenda automjeti me të cilin vozitet.

Kamera fokusohet te kënga që është lëshuar që edhe dëgjohet. Është fjala për baladën e shumëpëlqyer të Aida Doçit, “Rren”, që duket se i pëlqen edhe Sinanit.

Kujtojmë që këtë këngë, Aida e ka lansuar në muajin prill të këtij viti dhe Imagine Films i kanë realizuar edhe një videoklip.

Chipsi e ka bërë muzikën e kësaj kënge, ndërsa tekstin ia ka shkruar së bashku me Kreshnik Avdiun. Orkestrimin e ka bërë Jeton Berisha (My Studio). /Telegrafi/