Site icon Telegrafi

Kjo është jeta e Jurgenit, që dyshohet se vrau babanë (Video)

Jurgen Kurti, i riu 23-vjeçar që mbrëmjen e sotme qëlloi për vdekje babanë e tij është një biznesmen që prej disa vitesh ka vazhduar sukseshëm jetën e tij.
Kurti duket se ka qenë i njohur për jetën mondane të Tiranë, jetën e natës në ish-bllok dhe udhëtimet e tij jashtë vendit.

Ai siç duket nuk kursente për jetën e tij luksoze. Kjo duket nga fotot e postuara në rrjetin social “Facebook”, ku ai ka qenë frekuentues i rregullt i vendeve turistike si Dubai apo Miami, të cilësuara si më të shtrenjtat në botë.

Një tjetër detaj i luksit të Jurgen Kurtit janë dhe automjetet me të cilat ai lëvizte.

Makinat e tij janë nga më të shtrenjtat në qarkullim si “Bentley” apo “Ferrari”.

Ndërkaq Kurti ka qenë edhe personazh i emisioneve të modës dhe jetës mondane në televizione, siç edhe mund ta shikoni në videot e mëposhtme.


EMISIONI ADAM JURGEN KURTI PER WEB by HeRyZBozUebAWum

Exit mobile version