Site icon Telegrafi

“Kjo është humbja ime” – Varane merr përgjegjësinë për disfatën e Realit ndaj Cityt

Raphael Varane (Foto: Oli Scarff/Pool via Getty Images/Guliver)

Raphael Varane ka marrë përgjegjësinë për eliminimin që Manchester City ia bëri Real Madridit nga Liga e Kampionëve.

Mbrojtsi francez bëri dy gabime trashanike në Etihad, për t’i mundësuar Citizens kalimin në çerekfinale, 2-1.

Varane pas ndeshjes ka thënë se ai ishte fajtori i vetëm që Los Blancos u eliminuan në 1/8 e finales së garës më të madhe për klube në Evropë.

Manchester City – Real Madrid. (Photo by Nick Potts/Pool via Getty Images)

“Kjo disfatë është e imja, më duhet ta pranoj”, ka thënë francezi para gazetarëve.

“Jam përgjegjës për këtë humbje. Ishim përgatitu mirë, por ju i paguani gabimet. Jam i pikëllua për bashkëlojtarët e mi”.

“Kur rezultati ishte 1-1, kishim shansin që të kualifikoheshim, mirëpo gjërat nuk shkuan sipas planit tonë”, ka shtuar më tej Varane.

Manchester City kaloi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me golat e Raheem Sterling dhe Gabriel Jesus, gjersa për madrilenët shënoi Karim Benzema. /Telegrafi/

Exit mobile version