Telegrafi

Kjo është historia e milionëshit të parë e fituar nga biznesmeni Samir Mane

Historia e njëriut më të pasur në Shqipëri, biznesmenit Samir Mane në pamje të parë mund të duket si një histori e dalë nga bota e përrallave. Në fillim, një student i ardhur nga një qytet juglindor i Shqipërisë, në një kohë kur vendi po përjetonte një ekonomi të vështirë dhe ku çdo gjë dukej e pashpresë, vjen një kohë tjetër, tamam si në legjendat me kapërcim ylberi, fill pas kapërcimit, matanë ylberit, Mane nuk ishte ai i mëparshmi. Një tjetër histori dhe jetë po e priste.

Fevziu: Zoti Mane thonë që të pasurit nuk duan të tregojnë kurrë milionshin e parë se të tjerat i thonë me shumë krenari, si e keni bërë milionëshin e parë? Dmth si jeni pasuruar?

Mane: Milionin e parë e kam bërë me siguri duke shitur pajisje elektroshtëpiake, magnetofona dhe televizorë në Shqipëri.

Fevziu: Sa vjeç ishit në atë kohë?

Mane: 24 ose 25-vjeç.

Fevziu: Pra, jeni bërë milioner, në dollar po flas në moshën 24 vjeçare?

Mane: Po, ndoshta 25-vjeçare.

Fveziu: Si lindi kjo ide?

Mane: Rastësisht, e natyrisht e kam kërkuar që kur isha student. Blinim ora në Durrës dhe i shisnim në Qytet Studenti. Fitonim gjëra shumë të vogla dhe modeste. Ishte e gjitha e ndaluar në atë kohë. Por nuk më mungonte guximi dhe nuk më mungon as tani. /Telegrafi/