Site icon Telegrafi

Harta e botës që tregon vendet e prekura deri më tani nga virusi vdekjeprurës

Coronavirusi që shpërtheu në Wuhan është përhapur në të gjithë botën që nga rastet e para që u zbuluan në Kinë qendrore në dhjetor.

Të paktën 259 njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 9.800 janë infektuar, pasi Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) e shpalli shpërthimin një emergjencë shëndetësore publike me shqetësim ndërkombëtar, transmeton Telegrafi.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë ka konfirmuar se virusi mund të transmetohet nga një person në tjetrin duke teshtitur ose kollitur – si dhe nga kontakti i drejtpërdrejtë.

Ekzistojnë më shumë se 140 raste të konfirmuara të coronavirusit Wuhan – por nuk ka vdekje deri më tani – në më shumë se 20 vende jashtë Kinës kontinentale.

Kjo është harta e të gjitha vendeve që kanë konfirmuar coronavirusin në vendet e tyre deri më tani.

Një numër vendesh, të tilla si Shtetet e Bashkuara dhe Japonia, kanë evakuuar shtetasit e tyre nga Wuhan, kryeqyteti i provincës Hubei. Por edhe shumë vende tjera tashmë e kanë bërë të njëjtën gjë dhe shumë tjera pritet ti largojnbë qytetarët e tyre nga Kina. /Telegrafi/

Exit mobile version