Pas dështimit të grushtetit në Turqi, forcave mbështetëse të pushtetit në Turqi, kanë bërë arrestimin e ushtarëve të cilët tentuan të realizonin pushtetin.
Dhe pas kësaj, janë publikuar edhe pamje rreth asaj se si po trajtohen, gjegjësisht si po bëhet hakmarrja ndaj atyre që tentuan të realizonin grushtetin, përcjell Telegrafi.
Forcat ushtarake në Turqi u përpoqën të realizonin një grushtet natën e së premtes, ku si pasojë shumë persona mbetën të vdekur dhe shumë të tjerë të lënduar.
E Qeveria turke tanimë thotë se e ka kontrollin e institucioneve që u mësynë nga ushtarakët rebelë dhe se ka arrestuar mbi 1500 persona, pjesa më e madhe e të cilëve ushtarakë. /Telegrafi/