Gruaja që humbi jetën në aksidentin e së shtunës mbrëma në zonën e Tregut Elektrik në Tiranë është Gjystina Shpani (Picaku) e moshës 48- vjeçare me origjinë nga Mati.
E ndjera ishte nënë e dy fëmijëve, një djali dhe një vajze, të cilët i kishin kaluar të 20-at.
Shpani u përplas nga një makinë tip “Audi A 4”, e cila u largua nga vendi i ngjarjes pas aksidentit.
Për shkak të dëmtimeve të rënda, gruaja gjeti vdekjen e menjëhershme. Policia vijon hetimet, me synim kapjen e drejtuesit të automjetit që shkaktoi aksidentin me pasojë vdekjen e 48- vjeçares.