“Ëndrrat realizohen”: Vogue i ka vënë një brezi të tërë emrin e saj: Kendall Jenner.
Modelja 20-vjeçare ia doli të dilte për herë të parë në kopertinën e revistës “Vogue”, ku është shpallur modelja më e suksesshme e momentit.
Revista prestigjioze dhe ylli i “Keeping Up With The Kardashians” zbuluan sot se ajo është zgjedhur si fytyra e numrit më të rëndësishëm të Vogue, ‘numrit të shtatorit’.
Vogue deklaron se po jetojmë ‘gjeneratën K’ (‘K generation’) duke iu referuar topmodeles, Kendall Jenner.
Titulli i tyre kryesor është: “Gjenerata K/Kendall Jenner: fytyra që mori miliarda pëlqime”.
Në pamundësi për të përmbajtur gëzimin e saj Kendall e bëri publik lajmin në Instagram, ndërsa festonte ditëlindjen e së motrës në Bahamas. Modelja shkruan: “Në një dhomë me një grup njerëzish që dua, duke parë këtë kopertinë që më bëri të qaj. Unë ia dola. Shtator, VOGUE.”
Sipas Kendall, kjo është gjëja më e mirë që i ka ndodhur ndonjëherë. Është ëndrra e shumë viteve që u bë realitet. Shtatori prej kohësh konsiderohet si ‘Janari’ i çdo reviste mode, kur botohet numri më i rëndësishëm ku shpallen trendët e vitit që do të vijë.
Për historinë e kësaj kopertine, Kendall u ul me Jonathan Van Meter-in për të diskutuar se si ajo u bë modelja më e mirë e brezit të saj. Por ishte motra e saj Kim ajo që tregoi për “Vogue” se si motra e saj e vogël u shndërrua nga ylli i një realitety-show, në një ndër modelet më të suksesshme në industrinë e modës.
“Ajo u përqendrua në atë që donte të bënte dhe e realizoi atë”, tregon Kim-i.
Kjo s’ka të bëjë vetëm me talentin që ka shfaqur si modele, shkruan Anabel, por edhe sepse ia doli duke iu shmangur të qenit e famshme “thjesht se është e famshme”, si motrat e saj më të mëdha.
“Natyrisht, suksesi im erdhi pas atij të motrave të mia, unë kam parë të gjitha gabimet e tyre dhe jam kujdesur të mos bëj të njëjtën gjë”, thotë top modelja e momentit.
/Telegrafi/