Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë ka dalë me njoftimin më të rri në lidhje me gjendjen e komunikacionit në Maqedoni, duke marrë parasysh përkeqësimin e motit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre, komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër korsi të lagështa, kurse në vendet më të larta malore – në perëndim dhe veriperëndim – nëpër rrugë ka prani të dëborës.
Gjithashtu, si rezultat i mjegullës në rajonin e Pletvarit është ulur dukshmëria nga 50 deri më 100 metër. Dendësia e komunikacionit në hapësirat jashtë qyteteve është e ulët, ndërkaq në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga Maqedonia.
LAMM udhëzon qytetarët që të jenë të kujdesshëm gjatë drejtimit të automjetit të tyre, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore./Telegrafi/