Site icon Telegrafi

Kjo është gjendja e rrugëve që shpiejnë në vendkalimet kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se gjendja e rrugëve që shpiejnë në pikat e kalimit kufitar janë të kalueshme, dhe se nuk ka ka borë, akull dhe rrëshqitje dheu.

Siç thuhet në njoftimin e bërë në ora 07:00, në magjistralen Pejë – Kullë rruga është e kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve por që është e domosdoshme të kenë pajisjet dimërore, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bën të ditur se në vendkalimet kufitare nuk raportohet për ndonjë kolonë, dhe se hyrja dhe dalja nga territori i Kosovës bëhet nga 3 deri në 5 minuta.

Qytetarët mund të informohen mbi gjendjen në kufi, duke klikuar KËTU. /Telegrafi/

 

Exit mobile version