Lidhja Auto Moto e Maqedonisë ka dalë me një vlerësim të gjendjes reale të rrugëve të Maqedonisë.
Sipas kësaj lidhje, rrugët në të gjithë territorin e Maqedonisë janë të thata nëpër vendbanime dhe rrugë të qyteteve kurse të lagështa jashtë qyteteve, shkruan Telegrafi Maqedoni.
LAMM sugjeron që mos rritet shpejtësia e vozitjes dhe të respektohen shenjat e komunikacionit.
Në rrugët malore nga ky subjekt thuhet se ka rrëshqitje të dheut dhe gurëzve në rrugë.
Në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje./Telegrafi/