Telegrafi

Kjo është gjendja e pritjes në pikat kufitare të Kosovës

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar në lidhje me gjendjen në pikat e kalimit kufitarë në hyrje-dalje të Kosovës.

Sipas të dhënave të orës 21:00, deri në dy orë janë pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare Dheu i Bardhë, ku kolonat kanë arritur deri në 1500 metra, ndërsa për dalje pritet janë deri në 30 minuta.

Në Jarinjë pritjet për të hyrë në Kosovë janë 25 minuta ndërsa për dalje nuk ka pritje më shumë se 15 minuta.

Në Merdare pritjet nuk janë më shumë se 15-20 minuta për të hyrë, ndërsa në pikat tjera kufitare pritjet janë më pak se 15 minuta.

Më poshtë gjeni gjendjen në të gjitha pikat kufitare të vendit./Telegrafi/