Site icon Telegrafi

Kjo është gjendja e komunikacionit rrugor në Maqedoni, shoferët të kenë kujdes

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me gjendjen e komunikacionit dhe rrugëve në Maqedoni, duke paralajmëruar shoferët që të jenë të kujdesshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

LAMM bën të ditur se në Strazhë dhe Pletvar ka mjegull dhe se shikueshmëria është 30 deri 50 metër. Sipas tyre, komunikacioni në vend zhvillohet në rrugë të lagështa në disa drejtime rrugore të vendit, si edhe shoferëve u kërkohet të jenë të vëmendshëm dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes.

LAMM paralajmëron mundësinë e rokullisjes së gurëve në gryka mali dhe ngushtica./Telegrafi/

Exit mobile version