Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) bën të ditur se komunikacioni nëpër rrugët e Maqedonisë është duke u zhvilluar në korsi të lagështa, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me këtë rast, LAMM-ja i porositë shoferët që të kenë kujdes gjatë vozitjes së automjetit, ta përshtatin shpejtësinë e lëvizjes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.
Vëmendje e posaçme duhet që shoferët të kenë gjatë lëvizjes me automjetet e tyre nëpër gryka dhe ngushtica mali, për shkak të mundësisë së shfaqjes së rrokullisjes së gurëve./Telegrafi/