Telegrafi

Kjo është gjëja e fundit që do të prisnit ta shihnit në makinën për larjen e enëve (Foto)

Në një familje që jeton në veri të Londrës, janë befasuar kur në makinën për larjen e enëve e kanë gjetur një dhelpër të vogël.

Kafsha e egër kishte ngecur në mes të gotave e pjatave që ishin vendosur që të lahen, pasi kishte hyrë për të kërkuar ushqim, transmeton Telegrafi.

Simon Hayes i cili i ka dy mace dhe një qen, njëherë ka menduar se brenda ndodhet ndonjë nga to. Por, më pas e ka kuptuar se bëhet fjalë për një këlysh dhelpre.

Kafsha që dridhej nga frika, është nxjerrë ngadalë dhe me shumë kujdes, në mënyrë që të mos prehet dhe lëndohet. /Telegrafi/