Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi vendimin e Komandantit Suprem, Vladimir Putin në lidhje me një “test befasues luftarak” të forcave të armatosura.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, stërvitja do të përfshijë ndër tjerash edhe qarkun jugor, perëndimor dhe qendror, si dhe Flotën Veriore e forcat ajrore.
Në këtë drejtim, mediat janë kujdesur që të publikojnë edhe fuqinë ushtarake të Rusisë, nëse Presidenti do të mund të jepte urdhër për të shkuar në luftë.
Dhe sipas tyre, kjo është, ndër tjerash, fuqia e Rusisë së Vladimir Putin:
Popullsia: 142.423.773
Njerëz në dispozicion: 70.000.000
Të aftë për shërbim: 47.000.000
Të rinj, në çdo vit, të aftë për ushtri: 1.355.000
Rezervistë aktivë: 2.485.000
Armët në tokë:
Tanke – 15.398
Automjetet e blinduara luftarake – 31.298
Armë vetëlëvizëse – 5.967
Artileria – 4.652
Forcat ajrore
Numri i përgjithshëm i fluturakeve – 3.547
Aeroplanë luftarakë – 751
Aeroplanë me krahë fikse – 1.438
Aeroplan për stërvitje – 370
Helikopterë – 1.237
Helikopter sulmues – 478
Forcat detare
Forca detare – 352
Mbajtëse aeroplanësh – 1
Nëndetëse – 60
Logjistika
Fuqi punëtore – 75.430.000
Aeroporte dhe terminale – 7
Financat
Buxheti për mbrojtje – 46.600.000.000 dollarë
Borxhi i jashtëm – 599.000.000.000 dollarë
Rezervat valutore dhe ari – 377.800.000.000 dollarë /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=c76YgQ2bugs