Para dy vjetësh kurorëzuan dashurinë që zgjati më shumë se një dekadë, por që prej ditës së djeshme, nuk ekzistojnë më ‘Brangelinët’.
Çifti Jolie dhe Pitt po ndahen pas 12 vitesh së bashku!
Ndërsa fotot më poshtë janë shkrepur në daljen e tyre të fundit.
Çifti janë fotografuar teksa kishin dale për darkë në një restorant në West Hollywood, saktësisht 10 javë më parë, në ditëlindjen e tetë të fëmijëve të tyre Vivienne dhe Knox.
Angelina Jolie dhe Pitt kanë adoptuar tre fëmijë Maddox Jolie-Pitt, 15 vjeç, Pax Jolie-Pitt, 12, dhe Zahara Jolie-Pitt, 11, ndërkohë aktorja solli në jetë Shiloh Jolie-Pitt, 10 vjeç dhe binjakët Knox Jolie-Pitt e Vivienne Jolie-Pitt, 8, gjatë 12 vjetëve si çift. /Telegrafi/