Asdren Gjikolli, i njohur si Gjiko, është aktualisht një nga reperët më të pëlqyer të estradës.
Ai ka qenë shumë aktiv gjatë kësaj vere, teksa ka publikuar plot tri projekte muzikore, dy këngë solo shumë të suksesshme dhe një bashkëpunim me Ermal Fejzullahun.
Megjithatë, të gjithë ata që e njohin nga afër, e dinë për stilin e tij “the fly boy(djali fluturues)”, stil i cili e karakterizon që nga fëmijëra.
Mesa duket reperi ndjen nostalgji për atë kohë, pasi në llogarinë zyrtare në Instagram ka publikuar një fotografi e cila ia përkujton fëmijërinë, më saktësisht disa momente nga ceremonia e synetisë së tij.
Fotografia në fjalë ka marrë me mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e tij. /Telegrafi/