Site icon Telegrafi

Kjo është fotografia më e përhapur dje e sot në mediat e Turqisë: Policia “nderoi” paradën e LGBT-së (Foto)

Foto e postuar më poshtë, është bërë në Sheshin Taksim të Stambollit.

Policia në këtë shesh dje ka tentuar ta ndalojë Paradën e Krenarisë të organizuar nga komuniteti LGBT Turqisë, transmeton Telegrafi.

Policia turke ka përdorur top të ujit dhe fishekë gome për të shpërndarë pjesëmarrësit, ndonëse organizimi ishte paqësor.

Pos të lënduarve me këtë rast, Policia bëri diçka që nuk do të donte të ndodhte. Nga uji i hedhur dhe ndriçimi në ato momente, është krijuar një ylber, që është edhe simboli i komunitetit LGBT. /Telegrafi/

Exit mobile version