Site icon Telegrafi

Kjo është fotografia më e pëlqyer në Instagram në vitin 2021

Viti i kaluar ishte plot sukses, lumturi dhe lajme të mira për disa, përfshirë edhe pronarët e fotografisë më të njohur në Instagram.

Me më shumë se 32 milionë pëlqime, fotoja më e njohur në Instagram në vitin 2021 është ajo e postuar nga Cristiano Ronaldo me të fejuarën e tij Georgina Rodriguez, kur ata njoftuan se do të bëhen prindër të binjakëve.

Ndonëse u publikua në muajin tetor, që është pak para fundit të vitit, asaj nuk iu desh shumë kohë për të thyer të gjitha rekordet sipas pëlqimeve, por edhe komenteve të fansave të tyre të gëzuar pa masë.

“Jemi të lumtur të njoftojmë se presim binjakë. Zemrat tona janë plot dashuri, mezi presim t’ju takojmë”, ka shkruar futbollisti i njohur me një foto që mbante në dorë.

Ronaldo ndiqet nga më shumë se 382 milionë njerëz dhe ai ka marrë më shumë se gjysmë milioni komente për këtë njoftim.

Pas Ronaldos dhe Georgina-s, fotoja e dytë më e njohur është në profilin e këngëtares Ariana Grande dhe bëhet fjalë për martesën e saj me Dalton Gomez.

Foto e martesës së saj mblodhi më shumë se 26 milionë pëlqime dhe urimet nuk pushuan.

Më pas vjen Kylie Jenner, e cila ka bërë të ditur se është në pritje të fëmijës së dytë me të dashurin e saj Travis Scott dhe video e së cilës është pëlqyer nga më shumë se 24 milionë njerëz.

Në vendin e katërt është Billie Eilish, modeli i ri i flokëve të së cilës u pëlqye nga më shumë se 23 milionë ndjekës në mars të vitit të kaluar.

Billie zuri gjithashtu vendin e gjashtë, ndërsa Messi me postimet e tij mbajti disa vende (të pestë, të shtatë dhe të tetë).

Në vendin e nëntë ishte njoftimi i Iron Shore Mermaid kur befasuan një fëmijë në kopshtin zoologjik.

Një nga njoftimet më të njohura nga viti 2021 është ai në të cilin Tom Holland konfirmoi thashethemet se ai është në një lidhje me Zendaya. /Telegrafi/

Exit mobile version