Site icon Telegrafi

Kjo është fotografia e gjetur gjatë gërmimeve, ende s’ka dëshmi për varrezë masive (Foto)

Burime të Telegrafit bëjnë me dije se deri tani është hapur një kanal, por ende nuk ka asgjë konkrete që mund të dëshmojë për varrezë masive.

Në kanalin e parë që është parë është gjetur një fotografi, por që është e rastësishme dhe nuk dëshmon asgjë.

Brenda pak minutave pritet të hapet edhe tjetri kanal, për të parë nëse mund të gjendet diçka.

Telegrafi merr vesh që në këtë zonë të gërmimeve do të hapen katër kanale.

Po ashtu burime të Telegrafit bëjnë të ditur që gërmadhat e objektit të gjyqit në veri të bombarduara gjatë luftës së fundit i kanë sjell pikërisht në këtë vend pasi në punime shihet një shtyllë e betonit e vendosur horizontalisht, e cila është pjesë e objektit të gjykatës. /Telegrafi/

Exit mobile version