Mund të mendoni që trupi i saj është perfekt, që është trashaluqe, që është e bukur, që është e shëmtuar, që ka lëkurë të bukur apo celulit… Mirëpo profesorët e anatomisë e kanë vlerësuar.
Kjo manekine dhe aktore angleze shumë herë është shpallur femra më e bukur në botë, mirëpo për herë të parë tani këtë titull e ka fituar falë ekspertëve të anatomisë.
A pajtoheni me ta?
Kelly Brook është shpallur femra më e bukur në botë nga shkencëtarët, transmeton Telegrafi.
Në të vërtetë, ekspertët e anatomisë së Universitetit të Teksasit ua kanë shpërndarë pyetësorët studentëve të tyre, edhe meshkujve edhe femrave, të cilët kanë qenë ë detyruar që të deklarohen për masat perfekt të trupit femëror.
Pos kësaj, detyrë e tyre ka qenë edhe që të bëjnë dizajnin preciz të fytyrës dhe flokëve çfarë ata i konsiderojnë më të bukura.
Kelly Brook me masat e veta 86-61-86, me fytyrë perfekt dhe me flokë të gjatë natyrale është përfshirë në çdo kategori përsosmërie dhe kështu ka lënë pas vete shumë bukuroshe.
/Telegrafi/