Kosova do të luajë pas tri ditësh me Anglinë, ndeshjen e radhës e vlefshme për kualifikime të Euro 2020.
Kosova në këtë ndeshje do të luajë me fanella ‘Limited Edition’, apo të posaçme për vetëm një përdorim.
Kjo fanellë iu dhurua para ndeshjes Enis Alushit, i cili numëron 10 paraqitje me Kosovën.
Ai ishte ndër lojtarët e para që erdhi të luajë për Kosovën, kur nuk ishte e pranuar.
Kosova këto fanella do t’i vesh me 10 shtator në ‘St Mary Stadium’, përballë anglezëve.
Kjo përballje vjen pas fitoren 2-1 ndaj Çekisë. /Telegrafi/