Aktoren e njohur kolumbiane, të gjithë shqiptarët e njohin me emrin “Himena” nga seriali i shumëpëlqyer “Pasionet e fshehta” që është transmetuar para disa vitesh në Kosovë.
Paola Rey është emri i vërtetë i “Himenës” e cila sot është 36 vjeçe dhe nënë e një djali.
Ajo u bë e njohur për shqiptarët në serialin “Pasionet e fshehta” para shumë vitesh ku kishte rolin e “Himenës”.
Paola është e martuar me aktorin Juan Carlos Vargas me të cilin ka djalin 3 vjeç i cili quhet Oliver Vergas Rey.
Për më shumë shihni fotografitë më poshtë të familjes së saj. /Lajmi/Telegrafi/