Site icon Telegrafi

Kjo është ëndrra e Milanit

Në një intervistë dhënë për kanalin amerikan, CNN, administratorja e deleguar e Milanit, Barbara Berlusconi flet për të ardhmen e saj dhe atë të klubit kuqezi.

E bija e presidentit Silvio Berlusconi, ndalet gjatë te ëndrrat e saj për Milanin, duke e pranuar se do t’i pëlqente që ta shikonte sërish skuadrën në një finale të Ligws sw Kampionwve.

“Kjo është ëndrra e babait tim dhe e të gjithë tifozëve kuqezi. Kam jetuar duke ndjekur lojtarët dhe ambiciet e babait tim. E kujtoj shumë mirë kur Rijkaard më shtrëngonte dorën. Te Milani ka pasur përherë një atmosferë pozitive sepse kemi qenë një familje e madhe”.

Në vijim, Barbara përqendrohet te objektivat jashtë fushës së blertë, duke e pranuar se kërkon të ndryshojë sa më shumë fytyrën e klubit edhe në aspektin e marketingut.

“Dua t’i jap mundësinë Milanit që të bëhet një klub që të përfitojë të ardhura nga disa drejtime. Unë kam dashur me çdo kusht ndërtimin e shtëpisë së Milanit për të vënë në dukje historinë tonë të suksesshme”.

Exit mobile version