Telegrafi

Kjo është e tepërt: Diva e muzikës del në publik me të brendshme (Foto)

Gjithmonë ka qenë e gatshme të tregojë format e saja fizike në çdo rast të mundshëm dhe Mariah Carey e ka bërë këtë gjë edhe mbrëmjen e së shtunës, kur në Las Vegas u pa ndoshta me veshjen më provokuese me të cilën ka dalë në publik.

Këngëtarja 46-vjeçare u pa në tapetin e kuq me tiranta, geta dhe me shumë pak gjëra të tjera veshur, transmeton TCH.

Mariah u sigurua që të pasmet e saj të tonifikuara dhe të rrumbullakëta të binin në sy, duke marrë një seri pozash provokuese.