Telegrafi

Kjo është e qeshura më e përhapur në Facebook

Në vend të termit “LOL”( laughing out loud – qesh me zë) njerëzit më së shumti po përdorin “Haha”, që tash është termi më i përdorur për të qeshur online, ka njoftuar Facebooku përmes një blogu.

Facebook në këtë hulumtim konstatoi se 51.4 për qind e përdoruesve përdorin “haha”.

Një emotikon ishte mënyra e dytë më e përhapur për të përshkruar të qeshurën në formë online me 33.7 për qind.

Pas tyre vjen “hehe” që përdoren në 13.1 për qind të rasteve, ndërsa “lol” që ishte termi më i përdorur për një kohë të gjatë tani po përdoret nga vetëm 1.9 për qind e përdoruesve të Facebookut.