Site icon Telegrafi

“Kjo është e pamundur dhe ata e dinë vetë”, presidenti i La Ligës ia mbyll derën e largimit Real Madridit

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas e ka cilësuar si të pamundur largimin e Real Madridit nga kampionati spanjoll, edhe përkundër paralajmërimit nga klubi mbretëror.

Real Madridi, i frustruar me trajtimin që ka marrë nga gjyqtarët spanjollë, ka lënë të kuptohet për mundësinë e largimit nga liga më e mirë e futbollit spanjoll.

Megjithatë, në përgjigje, presidenti i La Ligës, Javier Tebas shprehu skepticizëm të fortë, duke e cilësuar si diçka të pamundur largimin e Los Blancos.

Lexo po ashtu Real Madridi tronditë botën e futbollit, synohet ‘braktisja’ e La Ligas dhe kalimi në një ligë tjetër

“Ata po mashtrojnë! Kjo është e pamundur dhe ata e dinë vetë. Ekziston një ligj sportiv që thotë se klubet në Spanjë duhet të marrin pjesë në garat kombëtare”.

“Kjo strategji është ndjekur për shumë dekada. Dëgjoni, cilës ligë planifikojnë t’i bashkohen?”, ka thënë Tebas.

Real Madridi nuk ka dhënë një përgjigje për këtë pyetje, por raportet sugjerojnë se ata po shqyrtojnë tre alternativa: Italia, Franca dhe Gjermania.

Megjithatë, si mund të arrihet kjo mbetet e paqartë, por edhe deri diku e pamundur. /Telegrafi/

Exit mobile version