Telegrafi

“Kjo është e gjitha njerëz” – Buffon pensionohet nga futbolli

Gianluigi Buffon ka njoftuar zyrtarisht tërheqjen e tij me një video që mbulon karrierën e tij 28-vjeçare, teksa i vari dorezat në moshën 45-vjeçare. 

Tashmë kishte raportime gjatë 48 orëve të fundit se legjenda italiane kishte vendosur ta vuloste pensionimin e tij, pavarësisht faktit se kontrata e tij me Parmën ishte deri në qershor 2024.

“Kjo është e gjitha njerëz! Më dhatë gjithçka. Ju dhash gjithçka. E bëmë së bashku”, ka shkruar Buffon.

Ai bëri debutimin e tij në Serie A në moshën 18-vjeçare për Parman, vazhdoi të fitojë Scudetton me Juventusin, Ligue 1 në PSG, më pas u kthye në Juve dhe bëri rikthimin në Parma në Serie B.

Buffon ishte një figurë kyçe në triumfin e Italisë në Kupën e Botës 2006 dhe konsiderohet gjerësisht si portieri më i mirë në historinë e futbollit. /Telegrafi/